Në raportin e publikuar për vitin 2026, Komisioni Europian është shprehur se Inspektori i Lartë i Drejtësisë vazhdon të jetë funksional, edhe pse përballet vazhdimisht me një numër të lartë vendesh vakante për magjistratë-inspektorë. Raporti vëren se në vitin 2025, Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) regjistroi 1792 çështje të reja dhe trajtoi 1635 çështje. Aktualisht vetëm 10 nga 20 inspektorë janë në detyrë.
Evidentohet se janë miratuar ndryshime ligjore që ulin kërkesën për vjetërsi në detyrë për inspektorët-magjistratë (nga 13 në 10 vjet). Megjithatë, ende nuk është vërejtur një rritje e ndjeshme e numrit të inspektorëve, si rezultat i zbatimit të këtyre ndryshimeve dhe i miratimit të masave të mëtejshme. Thuhet gjithashtu se gjatë vitit 2025, ILD nisi kërkesa për fillimin e procedimeve disiplinore ndaj tetë magjistratëve, tre gjyqtarë dhe pesë prokurorë, si dhe përfundoi shtatë inspektime tematike.
Në fund, raporti thekson se Inspektori i Lartë i Drejtësisë miratoi një metodologji të re për kontrollin e pasurisë dhe të figurës, si edhe zhvilloi trajnime përkatëse, me synimin për të integruar më tej standardet e vendosura nga procesi i rivlerësimit kalimtar vetting-ut në procedurat e tij të rregullta.
“Inspektori i Lartë i Drejtësisë vazhdon të jetë funksional, por përballet vazhdimisht me një numër të lartë vendesh vakante për magjistratë-inspektorë. Në vitin 2025, Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) regjistroi 1792 çështje të reja dhe trajtoi 1635 çështje. Aktualisht vetëm 10 nga 20 inspektorë janë në detyrë. Janë miratuar ndryshime ligjore që ulin kërkesën për vjetërsi në detyrë për inspektorët-magjistratë (nga 13 në 10 vjet). Megjithatë, ende nuk është vërejtur një rritje e ndjeshme e numrit të inspektorëve, si rezultat i zbatimit të këtyre ndryshimeve dhe i miratimit të masave të mëtejshme. Gjatë vitit 2025, ILD nisi kërkesa për fillimin e procedimeve disiplinore ndaj tetë magjistratëve, tre gjyqtarë dhe pesë prokurorë, si dhe përfundoi shtatë inspektime tematike. Për më tepër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë miratoi një metodologji të re për kontrollin e pasurisë dhe të figurës, si edhe zhvilloi trajnime përkatëse, me synimin për të integruar më tej standardet e vendosura nga procesi i rivlerësimit kalimtar (vetting-ut) në procedurat e tij të rregullta”.
Pjesë nga Raporti i KE për ILD
• Inspektori i Lartë i Drejtësisë vazhdon të jetë funksional, por përballet vazhdimisht me një numër të lartë vendesh vakante për magjistratë-inspektorë. Në vitin 2025, Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) regjistroi 1792 çështje të reja dhe trajtoi 1635 çështje. Aktualisht vetëm 10 nga 20 inspektorë janë në detyrë.
• Janë miratuar ndryshime ligjore që ulin kërkesën për vjetërsi në detyrë për inspektorët-magjistratë (nga 13 në 10 vjet). Megjithatë, ende nuk është vërejtur një rritje e ndjeshme e numrit të inspektorëve, si rezultat i zbatimit të këtyre ndryshimeve dhe i miratimit të masave të mëtejshme.
• Gjatë vitit 2025, ILD nisi kërkesa për fillimin e procedimeve disiplinore ndaj tetë magjistratëve, tre gjyqtarë dhe pesë prokurorë, si dhe përfundoi shtatë inspektime tematike.
• Për më tepër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë miratoi një metodologji të re për kontrollin e pasurisë dhe të figurës, si edhe zhvilloi trajnime përkatëse, me synimin për të integruar më tej standardet e vendosura nga procesi i rivlerësimit kalimtar (vetting-ut) në procedurat e tij të rregullta.

