28.4 C
Tirana
Tuesday, July 21, 2026

Spanja shpallet kampione e botës për herë të dytë në histori, goli i Ferran Torres në shtesë zbret nga froni Argjentinën

Spanja pas një dominimi total në mbajtjen e topit fitoi 1-0 kundër Argjentinës dhe pas 16 vitesh merr trofeun e dytë të Kupës së Botës në histori. Argjentina me Lionel Messin në fushë nuk bëri asnjë goditje në portë.

Goli i Ferran Torres në minutën e 106-të i dha fitoren 1-0 kombëtares së Spanjës kundër Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026 që u zhvillua të dielën e 19 korrikut në stadiumin ‘MetLife’ në New Jersey. ‘Iberikët’ dominuan në 120 minuta skuadrën që deri përpara këtij dueli mbante trofeun e kampionit, duke zbritur nga froni ekipin e Lionel Scalonit.

Për Lionel Messin shuhet ëndrra për të fituar titullin e dytë botëror dhe për ta mbyllur karrierën me një tjetër kurorëzim historik. Në anën tjetër, Spanja konfirmoi epokën e saj të re, me Lamine Yamal-in si simbolin e saj. Edhe pse realizoi vetëm një gol gjatë turneut, talenti 19-vjeçar ishte një nga futbollistët më vendimtarë të skuadrës së Luis de la Fuentes, duke udhëhequr me klas dhe pjekuri rrugëtimin drejt titullit botëror.

Spanja e nisi më mirë ndeshjen, duke mbajtur më shumë topin dhe duke kërkuar të krijojë hapësira përmes teknikës së lojtarëve të saj ofensivë.

Argjentina u detyrua të bëjë një zëvendësim të hershëm për shkak të një problemi fizik. Nicolás Otamendi u fut në fushë në vend të Lisandro Martinezit, i cili kishte marrë edhe një karton të verdhë dhe më pas pësoi dëmtim.

45 minutat e para u mbyllën me barazimin 0-0, ndërsa gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë të finales së madhe.

Pjesa e dytë vijoi me ritëm të lartë, por pa gola. Në minutën e 67-të, Ferran Torres provoi me kokë pas një krosimi të saktë, por Emiliano Martinez ishte i vendosur dhe priti pa vështirësi.

Tre minuta më pas, Argjentina u detyrua të bëjë një zëvendësim të detyruar, pasi Cristian Romero u dëmtua dhe la fushën, ndërsa në vend të tij u aktivizua Facundo Medina. Në të njëjtën minutë, Giuliano Simeone zëvendësoi Rodrigo De Paul.

Në minutën e 75-të, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, freskoi sulmin duke hedhur në fushë Nico Williams dhe Mikel Merino, në vend të Alex Baenës dhe Dani Olmos.

Në minutën e tretë shtesë, Enzo Fernandez ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhi, pasi ngriti në ajër Cubarsi-n, Argjentina mbetet me 10 lojtarë.  

Rasti më i pastër i pjesës së dytë erdhi në minutën e 81-të, kur Aymeric Laporte goditi me kokë pas një krosimi të saktë, por Emiliano Martinez realizoi një pritje spektakolare, duke shpëtuar Argjentinën nga goli i sigurt.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat