18.3 C
Tirana
Monday, October 12, 2026

Vatikani bën njoftimin e rëndësishëm: Papa Leone XIV shtrohet nesër në spital për një ndërhyrje kirurgjikale

Papa Leone XIV pritet të shtrohet të martën, më 13 tetor, në Spitalin Universitar Gemelli në Romë, ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një nyjëze të zbuluar në njërën prej mushkërive të tij.

Sipas Zyrës së Shtypit të Vatikanit, nyjëza është konstatuar gjatë ekzaminimeve rutinë dhe jo si pasojë e ndonjë simptome që do të kërkonte hetime të mëtejshme, si inflamacioni apo infeksioni.

Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, bëri të ditur se Papa po vijon normalisht axhendën e tij për ditën e sotme, ndërsa për momentin nuk janë njoftuar ndryshime në aktivitetet e tij.

Pavarësisht ndërhyrjes së planifikuar, Konferenca Episkopale e Uruguait njoftoi se, deri më tani, nuk ka ndryshime në programin e vizitës së Papës në këtë vend, e parashikuar të zhvillohet më 6, 7 dhe 8 nëntor.

Në një deklaratë zyrtare, përfaqësuesit e Kishës në Uruguai theksuan se përgatitjet për pritjen e Atit të Shenjtë do të vijojnë sipas planit.

“Kisha e Uruguait vazhdon të punojë dhe të përgatitet për të mirëpritur Atin e Shenjtë dhe për të përjetuar këtë ngjarje me të”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, peshkopët e vendit u kanë bërë thirrje besimtarëve të luten për shëndetin e Papës, në prag të ndërhyrjes kirurgjikale.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat