Kiara Fratezi festoi 24-vjetorin në një nga resortet më luksoze të Sardenjës, në Poltu Quatu, mes familjes, miqve dhe partnerit të saj, reperit italian Geolier.
Festa nisi me momente relaksi në plazhet e Costa Smeralda dhe vijoi me një darkë në një restorant të njohur të zonës. Në mesnatë, Kiara dhe të ftuarit festuan me një seri shot-esh të shoqëruara me flakë. Por momenti më romantik erdhi nga Geolier.
Reperi publikoi një foto ku shfaqet duke puthur pasionantë partneren e tij, duke e shoqëruar me dedikimin: “Gëzuar ditëlindjen, zemra ime. Të dua pafundësisht.”

Në festë ishte e gjithë familja Fratezi, përfshirë vëllain binjak Luka, prindërit dhe vëllain e madh Davide Fratezi, mesfushorin e Interit.
Geolier tashmë është bërë pjesë e pandashme e familjes. Çifti prej më shumë se dy vitesh po shijon një lidhje të konsoliduar. Për dashurinë me reperin, Kiara është zhvendosur nga Roma në Napoli, ku të dy bashkëjetojnë. Edhe Geolier ka folur hapur për marrëdhënien e tyre, duke e cilësuar Kiarën si personin që i qëndron më pranë dhe duke pranuar se në të ardhmen mendon edhe për mundësinë e krijimit të një familjeje së bashku.

