32.1 C
Tirana
Saturday, August 15, 2026

Shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi më 15 gusht

Ambasada e Mbretërisë së Marokut ka njoftuar se ky vend kahequr vizat për shqiptarët që udhëtojnë drejt këtij vendi për qëndrime afatshkurtra, bën me dije Ministria e Jashtme. Vendimi hyn në fuqi më 15 gusht.

“Ambasada e Mbretërisë së Marokut, e akredituar në Republikën e Shqipërisë, me seli në Romë, ka njoftuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë se autoritetet kompetente marokene kanë vendosur heqjen e kërkesës për vizë për shtetasit e Republikës së Shqipërisë që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Marokut për qëndrime afatshkurtra. Ky vendim hyn në fuqi më 15 gusht 2026. Vendimi lidhet me angazhimin e shprehur në Deklaratën e Përbashkët të nënshkruar më 1 mars 2025, ndërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Afrikan dhe Marokenëve Jashtë Vendit të Mbretërisë së Marokut dhe homologut të tij shqiptar, z. Igli Hasani, i cili në atë kohë mbante detyrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat