18.7 C
Tirana
Wednesday, November 4, 2026

Kumari do vijojë të luhet në të zezë, qeveria shtyn sërish hapjen e basteve online, me preteksin se ligji po rishikohet

Qeveria Rama ka shtyrë sërish hapjen e basteve sportive online, megjithëse kanë kaluar më shumë se dy vite nga miratimi i ligjit që autorizoi rikthimin e këtij aktiviteti.

Pas një procesi të gjatë për hartimin e akteve nënligjore dhe përcaktimin e kushteve të licencimit, Ministria e Financave njofton se legjislacioni duhet të rishikohet edhe një herë.

Pra, qeveria ka miratuar një ligj, ka përgatitur vendimet për zbatimin e tij, ka përcaktuar numrin e licencave që do të japë, por tani kërkon të rikthehet te vetë ligji, pa sqaruar se cilat dispozita kanë rezultuar problematike dhe përse nuk janë zgjidhur gjatë procesit të mëparshëm.

Këtë qëndrim e konfirmoi ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, ku u ngrit çështja e informalitetit në tregun e basteve dhe mungesa e të ardhurave për buxhetin e shtetit.

“Prej 7 vitesh në buxhet të shtetit nga bastet nuk ka fituar, nuk i keni të ligjëruara, dhe sot është plotësisht informal dhe të gjithë këtë faturë po ja faturoni biznesit të ndershëm”, deklaroi Igli Cara.

Në përgjigjen e tij, ministri Malaj pranoi se qeveria e ka përfunduar kuadrin ligjor dhe aktet përkatëse nënligjore, por njoftoi se hapja e aktivitetit do të presë një tjetër rishikim.

“Ne kemi mbaruar të gjithë kuadrin ligjor sa i përket basteve online, VKM-të respektive. Qeveria po e rishikon edhe një herë ligjin për të pasur një mbikëqyrje të kujdesshme për të mos pasur probleme sociale. Pasi të mbarojë rishikimi i ligjit aktual do të fillojë operimi i lojërave të fatit”, deklaroi Malaj.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat