28.4 C
Tirana
Tuesday, July 21, 2026

Xhafaj dhe Strazimiri “qeveri më vete” vendosin kufje në momentin që flasin shefat e grupeve parlamentare

Edhe pse po zhvillohej një seancë e tensionuar një detaj domethënës u vu re tek dy deputet të “vjeter” në zanat. Në momentet kur në foltore flisnin kryetarët e grupeve parlamentare, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi, dy deputetë zgjodhën të vendosnin kufjet ndoshta për pak muzikë.

Në radhët e PS-së u pa Fatmir Xhafaj, ndërsa në anën e PD-së Gent Strazimiri. Të dy, ndërsa shefat e grupeve të tyre mbanin fjalën, dukeshin më të përqendruar te ajo që dëgjonin në kufje sesa te fjalimi që zhvillohej në sallë.

Ndoshta nuk ka asgjë për t’u habitur. Mund të kenë qenë duke ndjekur ndonjë telefonatë, përkthimin simultan apo ndonjë çështje urgjente. Ose ndoshta, fare thjesht, kishin gjetur diçka më interesante për të dëgjuar sesa fjalimet e drejtuesve të grupit të tyre.

Në fund, mbetet vetëm një pyetje ironike: nëse edhe deputetët e grupit nuk i dëgjojnë me shumë interes kryetarët e tyre, atëherë realisht këto fjalime i drejtohen popullit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat