26.2 C
Tirana
Saturday, July 18, 2026

Atentati që tronditi Sarandën, mbi 7 plumba drejt Thimjo Rubatit, autorët ikën me skaf! 50-vjeçari “kyç” gojën: S’i njoha

Një ditë pas atentatit ndaj biznesmenit 50-vjeçar Thimjo Rubati, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e së premtes në Sarandë, hetimet paraprake, kanë zbuluar se dy autorët me skafandra që lëviznin me motor e kanë qëlluar me mbi 7 plumba pistolete dhe janë larguar me skaf.

Autorët me motor dhe skafandra kanë ardhur nga rruga “Mit’hat Hoxha”, në drejtim nga stadiumi për te porti. Sapo kanë konstatuar Rubatin pranë biznesit të tij, kanë hapur zjarr me një pistoletë të kalibrit 9 milimetra, duke qëlluar mbi 7 herë. Nga të shtënat, 50-vjeçari ka marrë 3 plumba.

Rubati, i cili ka qenë i vetëdijshëm pas sulmit, u ka deklaruar hetuesve se nuk ka mundur të identifikojë autorët. Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Sarandës dhe më pas u transportua drejt Janinës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Pas atentatit, autorët janë larguar në të njëjtin itinerar drejt zonës së njohur si Baba Rexhepit. Hetuesit dyshojnë se më pas ata janë larguar me skaf. Në të njëjtën zonë, u gjet edhe një motor i braktisur, që dyshohet se u përket autorëve. 

Shënjestra e atentatit, Thimjo Rubati, i njohur edhe si Sandri Rubati, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe greke. Aktiviteti i tij kriminal daton prej më shumë se dy dekadash. Në vitin 2002 është arrestuar dhe dënuar në Shqipëri për trafikim të të miturve dhe përdhunim, ndërsa në vitin 2012 u arrestua sërish, i akuzuar për rrëmbimin e një vajze 16-vjeçare. Rubati rezulton gjithashtu i proceduar për armëmbajtje pa leje, kontrabandë, trafikim të emigrantëve të paligjshëm dhe trafikim të mjeteve motorike. 

Teksa vuante dënimin në Greqi, në vendin tone kërkohej për kontrabandë automjetesh, ku ishin të përfshirë edhe doganiere. Pas përfundimit të dënimit në Greqi, Rubati u përball me drejtësinë shqiptare për dosjen e kontrabandës por Gjykata e Apelit e dënoi me kusht, duke pezulluar vuajtjen e dënimit me burg.

Pista e hetimit, thane burimet lidhet me të shkuarën kriminale të tij brenda e jashtë vendit, por nuk perjashtohet as ndonjë konflikt që mund të ketë krijuar kohët e fundit, por deri më tani nuk janë identifikuar autorët.

Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati, kanë gjetur një motorr të braktisur.

Motorri u gjet buzë detit, në një prej gjireve detare të zonës, pikërisht në zonën e quajtur “Kasollja”. Policia dyshon se motori i përket autorëve të atentatit të mbrëmjes të së premtes.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat