15.7 C
Tirana
Thursday, October 15, 2026

Protestuesit ‘urdhër’ Ramës: Nëse nuk jep dorëheqjen deri… situata do përkeqsohet

Në rrjetet sociale është publikuar një njoftim, ku protestuesit i kanë vendosur një afat kryeministrit Edi Rama deri sot, në orën 13:00, për të dhënë dorëheqjen.

Përmes një njoftimi pa autorësi, ata bëjnë me dije se protesta do të vijojë edhe ditën e enjte, ndërsa i kanë bërë të qartë kryeministrit kërkesën e tyre për largimin nga detyra.

Protestuesit paralajmërojnë se në rast se Rama nuk jep dorëheqjen brenda afatit të përcaktuar, ata do t’i drejtohen Presidencës, ku do të kërkojnë ndërhyrjen e presidentit për shpërndarjen e Parlamentit.

Flakët dhe tymi i zi mbuluan qendrën e Tiranës të mërkurën, ndërsa protesta e studentëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama u përshkallëzua për të dytën ditë radhazi në përplasje të dhunshme me policinë, sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe djegie të pronës publike e private.

Të paktën 21 persona rezultojnë të lënduar, përfshirë 14 efektivë policie, ndërsa 35 persona u shoqëruan nga forcat e rendit gjatë përplasjeve që vijuan për disa orë në rrugët e kryeqytetit.

Protesta nisi paradite përpara Ministrisë së Arsimit, ku qindra studentë që kishin bojkotuar leksionet u mblodhën për të kërkuar përmirësimin e kushteve në universitete dhe dorëheqjen e qeverisë.

Por tubimi u shndërrua shpejt në një përballje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit. Policia përdori autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa një pjesë e protestuesve u kundërpërgjigjën duke hedhur gurë, tulla, kapsolla dhe sende të tjera të forta.

Protestuesit shkulën kangjellat metalike, përmbysën kazanët e mbeturinave dhe ngritën barrikada në rrugë, ndërsa zjarre shpërthyen në disa ndërtesa publike dhe biznese private.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat