Andy Burnham është zgjedhur zyrtarisht lideri i ri i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, pasi ishte kandidati i vetëm që përmbushi kriteret dhe mori mbështetjen e plotë të deputetëve dhe sindikatave.
Në fjalimin e tij të parë si kryetar i laburistëve, Burnham u prit me duartrokitje të shumta, ndërsa vlerësoi punën e paraardhësit të tij, Keir Starmer, duke thënë se ai e çoi partinë nga humbja më e thellë në fitoren më të madhe. Megjithatë, Burnham lëshoi mesazhe të forta për ndryshim, duke pranuar se gjenerata e fundit e politikanëve ka dështuar përballë njerëzve të thjeshtë.
“Ky është shansi ynë i fundit për të ndryshuar dhe duhet ta shfrytëzojmë së bashku. Njerëzit presin që ne të mbajmë premtimet dhe ne do ta bëjmë këtë. Dua të sjell rrugën e shpresës që na ka munguar prej kohësh”, deklaroi Burnham.
Lideri i ri premtoi se do të ndjekë një linjë “autentike laboriste” dhe do të luftojë për të rikthyer pushtetin nga Londra zyrtare drejt komuniteteve lokale. Ai premtoi kontroll më të fortë mbi sektorët jetikë si banesat, uji, energjia dhe transporti, të cilat sipas tij u privatizuan gabimisht në vitet ’80 duke varfëruar qytetarët.

