32.6 C
Tirana
Friday, June 26, 2026

Turistit francez iu duk vetja në pistën e ‘Monte-Carlo’ humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierat në hyrje të Bulevardit të Sarandës

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu” në Sarandë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, një shtetas francez, humbi kontrollin e automjetit tip “Mercedes-Benz”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk pati persona të lënduar dhe drejtuesi i mjetit shpëtoi pa dëmtime. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë Rrugore të Sarandës, të cilat kryen testin e alkoolit ndaj drejtuesit. Rezultati ishte 0.00 mg/l, duke konfirmuar se ai nuk kishte konsumuar alkool. Policia po heton rrethanat e aksidentit për të përcaktuar shkakun që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat