17.3 C
Tirana
Friday, July 24, 2026

Krimi në familje trondit Fierin, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën, merr peng ish-gruan dhe arratiset (Detajet e plota)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë gjahu. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rreth orës 06:00, shtetasi Refit Buzi, 35 vjeç, ka qëlluar për vdekje ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, 58 vjeç, ndërsa ka plagosur edhe ish-vjehrrën e tij, Belere Plaka, rreth 55 vjeçe.

E plagosura është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i krimit me automjet, duke marrë me vete edhe armën e gjahut. Policia bën me dije se ai është larguar së bashku me ish-bashkëshorten e tij, Rosalinda Plaka të cilën e ka marrë peng.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë nisur ndjekjen për kapjen e autorit të dyshuar. Kontrollet intensive vijojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Sipas banorëve të zonës, Refik Buzi dhe e reja kishin qenë të fejuar, por marrëdhënia e tyre ishte ndërprerë kohë më parë. Dyshohet se motivi i krimit lidhet me konfliktet e krijuara pas prishjes së fejesës, megjithëse hetimet janë ende në fazën paraprake.

Vëllai i viktimës, në një reagim pas ngjarjes ka deklaruar se vrasja ishte e paramenduar, kjo pasi ish-dhëndri i familjes kishte kërcënuar disa herë se, në rast se çifti nuk bashkohej, do të vriste familjen e saj.

“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku. Vajza qëndronte këtu. Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Tani ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar. Kur hyra brenda pashë tim vëlla të shtrirë atje…”, tha ai.

Krimi në Fier, e afërmja: Vajza ishte me urdhër mbrojtje! Ish-burri ishte i dhunshëm, e kërcënonte…

Detaje të reja janë zbardhur për Refit Buzin, autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë në Vidhisht të Roskovecit, ku vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas rrëmbeu ish-bashkëshorten. Mësohet se Buzi kishte pasur precedentë të mëparshëm dhe se vite më parë kishte marrë peng edhe një person tjetër. Autori rezulton të jetë fqinj me familjen Plaka në fshatin Vidhisht. Të afërmit e familjes kanë shprehur frikën për fatin e vajzës, e cila u mor me forcë nga 35-vjeçari pas ngjarjes. Një e afërme e familjes ka deklaruar se vajza ishte dhunuar disa herë nga Buzi dhe se ndaj tij kishte pasur edhe urdhër mbrojtjeje.

“Kemi frikë se mos i ndodh diçka vajzës. Vajza u dhunua prej tij, kishte urdhër mbrojtjeje. E lanë në arrest shtëpie, ndërkohë që janë fqinjë”, është shprehur ajo. Sipas dëshmisë së të afërmes, autori e ka marrë vajzën dhe familjarët nuk e dinë se ku e ka çuar. “Ai ishte i dhunshëm. Çifti kishte disa vite që bashkëjetonin, ndërsa të ndarë kishin disa kohë. Autori e kishte dhunuar disa herë vajzën dhe ishte arrestuar. Në Tiranë i shkoi me pistoletë, sepse vajza ishte studente. Gjithmonë e kërcënonte vajzën”, ka deklaruar e afërmja.

Refit Buzi akuzon familjen e ish-partneres: Më kanë marrë paratë

Autori i vrasjes në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, Refit Buzi, i cili ndodhet ende në arrati, pretendon se ka humbur një shumë prej 730 mijë paundësh për shkak të familjarëve të ish-partneres së tij. I arratisur dhe me armë gjahu me vete, 35-vjeçari Refit Buzi, sipas burimeve të Top Channel, shfaqet duke qarë dhe shprehet se fajtorë për humbjen e këtyre parave janë familjarët e ish-partneres së tij.

“Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund”, raportohet të jetë shprehur ai. Mëngjesin e sotëm ai vrau me armë zjarri ish-vjehrrin e tij, 55-vjeçarin Arben Plaka dhe plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka. Më pas ai u arratis nga vendngjarja duke marrë peng edhe ish-partneren, të cilën e la të lirë disa orë më pas, pasi forcat RENEA rrethuan zonën.

Krimi i paralajmëruar/ Nga arrestimi për dhunë në familje, tek kërcënimet. Profili i Refit Buzit

Tragjedia me 1 të vrarë dhe 1 të plagosur në Roskovec ishte e paralajmëruar. Autori Refit Buzi ishte në arrest shtëpie për dhunë në familje, por kjo nuk e ka penguar që të dalë prej andej e të kryejë krimin tronditës në orët e para të mëngjesit, ku vrau ish-vjehrrin, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka dhe mori peng ish-gruan Rozalinda Plaka, për ta liruar pas shumë negociatash me forcat elitë RENEA.

Rozalinda Plaka, me të cilën ai ishte ndarë prej kohës ishte në urdhër mbrojtjeje, por mesa duket Buzi se kishte pranuar dot faktin se ajo ishte larguar. Familjarët e viktimës thanë se ai e kërcënonte Rozalindën vazhdimisht dhe ishte shumë i dhunshëm. Banorët e zonës kanë deklaruar se Refit Buzi se disa vite më parë kishte marrë peng edhe një person tjetër dhe konsiderohet i rrezikshëm.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat