20.9 C
Tirana
Friday, July 24, 2026

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliaj për emërim të paligjshëm të Ols Dados

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj për pavlefshmërinë e Olsi Dados si Prokuror. Mësohet se Administrativa nuk ka nisur shqyrtimin e çështjes së ngritur nga Veliaj, duke bërë që padia të rrëzohet automatikisht. Sipas vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, gjykata ka vlerësuar se Erion Veliaj ka interes të tërthortë dhe jo interes të drejtpërdrejtë në këtë çështje. Veliaj u dëgjua të thonte në sallë se vendimi dihej.

Po ashtu është rrëzuar kërkesa e Shoqatës Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë dhe ajo e ish-prokurorit Tomi Dedaj, për t’u legjitimuar si palë në proces. Ish-prokurori Tom Dedaj pretendoi se ishte larguar nga puna për t’i hapur vend në sistemin e drejtësisë pikërisht Dados.

Ndërkohë avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndrecaj në një dalje për mediat deklaroi se vendimi i Gjykatës Administrative ishte i pritshëm. Sipas Ndrecës, ky është një akt prove, ndërsa u tregua se prokurori Dado është emëruar në mënyrë të ligjshme. Ai tha se dhe në këtë rast sistemi nuk e tregoi aftësinë për t’u vetëkorrigjuar.

“Ishte një vendim i pritshëm, e kam paralajmëruar disa herë në lidhje me atë që si u zhvillua procesi. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga gjykimi në themel ishte mos legjitimimi, mos lejimi të kishim akses real në gjykatë. Ky ishte më shumë test për sistemin se sa Administrativja ka aftësinë të rregullojë problemet e sistemit. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme, as vetë Dado nuk e ka kundërshtuar këtë fakt. A këtë radhë sistemi nuk tregoi aftësinë për t’u vetërregulluar.Të vërtetën do të ndjekim deri në fund pasi nuk lidhet vetëm me Veliajn, Bashkinë Tiranë dhe dëmin që po u shkaktohet qytetarëve, por me sistemin e drejtësisë dhe dështimin e saj për t’u vetëkorigjuar”, u shpreh ai.

Sipas pretendimeve të paraqitura nga pala e Veliajt, emërimi i Ols Dados në detyrën e prokurorit është kryer në kundërshtim me kriteret ligjore të kohës, pasi sipas tyre ai nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës, një kusht që Veliaj pretendon se ishte i domosdoshëm për ushtrimin e funksionit.

Në kërkesëpadi, Veliaj kërkon që gjykata të konstatojë pavlefshmërinë e dekretit presidencial me të cilin Dado u emërua prokuror në vitin 2008. Çështja lidhet edhe me rolin e institucioneve që kanë marrë pjesë në procesin e emërimit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat