21.3 C
Tirana
Sunday, July 26, 2026

Në ditën e 57-të potestuesit i lanë mesazh pikant Ramës në Bulevard: “I pabesë”

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 57-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje para godinës së Kryeministrisë për të vijuar tubimet e përditshme. Një moment pikant nga marshimi i sotëm ka qenë lënia e një mesazhi si përnatë mbi bulevard për kryeministrin Edi Rama.

“I pabesë” – shkruan qytetarët në pllakat e bulevardit, duke iu referuar Edi Ramës.

Thirrje të tjera ishin edhe: “Poshtë diktatura”, “Marshoni”, “Bashkohuni me ne”, “Parlamenti i krimit”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “Revolucion”, “Poshtë patronazhistët”, “Rama jepe dorëheqjen”.

Në protestat e mbajtura më herët, aktivistë dhe qytetarë reaguan ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste më 24 korrik, ku prezantoi platformën “Besa”, duke e cilësuar atë si një nismë për një marrëdhënie të re me qytetarët.

Nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, protestuesit deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke argumentuar se qeveria ka humbur besimin e qytetarëve.

Gjatë fjalimeve, aktivistët akuzuan kryeministrin se po përpiqet të zbusë reagimin qytetar përmes iniciativave të reja, ndërsa theksuan se protesta nuk ka ndryshuar qëllimin e saj.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat