32.6 C
Tirana
Friday, June 26, 2026

Eurodeputetja Italiane, Cristina Guarda, do i bashkohet koleges gjermane në protestën kundër qeverisë: Do të jem me ju në shesh!

Eurodeputetja Italiane, Cristina Guarda, ka njoftuar se pas pak ditësh do të vijë në Tiranë ku do të bëhet pjesë e protestave masive, ku qytetarët në mënyrë paqësore kanë kërkuar prek 26 ditësh dorëheqjen e pa kundërshtueshme të kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Guarda shprehet se me protestat jo të dhunshme, shqiptarët po i mësojnë diçka Europës, ndërsa shton se Europa duhet të dëgjojë zërin e protestuesve.

“Pas pak ditësh do të jem ne Shqipëri, në shesh me ju. Falë dhe amendamentit të propozuar nga ne ” Të Gjelbërit”, Evropa i thotë Edi Ramës që nuk mundet të autorizojë Rezort extra lluks pa vlerësime ambientale dhe ligje të cilat respektojnë standartet Evropiane. Me delegacionin e “Të gjelbërve” të parlamentit Evropian do të vijmë për të takuar “Shoqërinë Civile”, “Ong” dhe “Qytetarët” tashmë ne ditën e 24 të protestës, jo të dhunshme, më te cilën po na mësoni shumë edhe neve. Është një mobilizim i pa precedentë i cili kërkon më shumë demokraci, transparencë dhe të drejta. Dua të jem aty me ju. Evropa duhet t’ju dëgjoje. SHIHEMI NË SHESH”, shprehet ajo.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat