27.6 C
Tirana
Wednesday, July 8, 2026

Për të marrë një shikim nga Presidenti Trump, Rama u shndërrua në një objekt humori në samitin e NATO-s në Ankara

Kryeministri Edi Rama, vijon të kapë vëmendje në samite ku marrin pjesë politikanë më të fuqishëm të planetit. Rama ishte i vetmi lider që në samitin e NATO-s në Ankara u shfaq i veshur me kostum dhe atlete të bardha. Kjo nuk është hera e parë që kreu i qeverisë vishet me këtë stil në një samit të rëndësishëm ndërkombëtar.

Por ajo që ra në sy ishte një reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili i tregoi me gisht Donald Trump atletet e bardha e kryeministrit.

Nga ana e tij Presidenti amerikan hodhi një vështrim, pa e ditur se për çfarë bëhej fjalë. Më pas shfaqet tepër i ftohte dhe indiferent ndaj një stili veshje si ajo e kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa për liderët e tjerë, Rama u shndërrua në një objekt humori.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat