26 C
Tirana
Thursday, July 30, 2026

Pas Adnan Xholit, kandidon për postin e Prokurorit të Përgjithshëm edhe Rovena Zoto

Pas Adnand Xholit, prokurorja Rovena Zoto (Bozo) kandidon për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Zoto ka depozituar kërkesën e saj në KLP. Aktualisht, Zoto ushtron funksionin e prokurores pranë Prokurorisë së Tiranës. Më herët ajo ka ushtruar detyrën në Lushnjë dhe Fier.

Ditën e djeshme, në garë hyri edhe Adnan Xholi. Sipas ndryshimeve të Kushtetutës në vitin 2016, kryeprokurori zgjidhet nga tre të pestat e Kuvendit me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë emërimi.

Fillimisht, emrat që synojnë detyrën paraqesin dosjen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë që bën filtrin e parë e më tej lista e tre kandidatëve që kualifikohen i përcillet Parlamentit për votim. Prej ndryshimit të ligjit themeltar të shtetit, ishte Arta Marku që u zgjodh si numri një i akuzës, edhe pse me një mandat të përkohshëm duke zëvendësuar Adriatik Llallën.

Në atë kohë, opozita kundërshtoi procedurën duke protestuar jashtë dhe brenda sallës së Parlamentit. Më tej, në dhjetor të vitit 2019 Olsian Çela mori mandatin e plotë. Në ndryshimin e Kushtetututës, SPAK konsiderohet strukturë e ndarë nga Prokuroria e Përgjithshme. Madje, dhe prokuroritë e rretheve kanë më shumë pavarësi nga numri 1 i akuzës së përgjithshme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat