Arrestohet edukatorja 32-vjeçre Brunlida Haxhiu pasi dhunoi në kopshtin privat në Tiranë një fëmijë 2 vjeçar. Denoncimi në polici është bërë nga babi i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në fytyrën e vogëlushit. Fillimisht ai e ka dërguar fëmijën në spital dhe i janë bërë ekzaminimet. I mituri kishte një të nxirë tek faqja dhe shenja skuqje tek veshët. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu ka deklaruar se fëmijën e ka gjuajtur me shpullë pasi nuk po e zinte gjumi dhe nuk po e duronte dot. Sipas burimeve, edhe nga pamjet filmike ka rezultuar që edukatorja 32-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës 2 vjeçar.
Sipas bluve të kryeqytetit, 32-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar brenda ambienteve të kopshtit ku ishte e punësuar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, sqaroi policia.

