27.5 C
Tirana
Thursday, May 28, 2026

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, Gjykata e Elbasanit lë në qeli regjisorin Petri Bozo

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg regjisorin Petri Bozo, pasi përplasi për vdekje të miturin 7-vjeçar në aksin nacional Elbasan-Librazhd.

Aksidenti tragjik ndodhi paraditen e 25 majit. 7-vjeçari po kalonte rrugën së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë.

Petri Bozo ka deklaruar në polici se nuk e kishte vënë re fëmijën edhe pse lëvizte me shpejtësi të ulët. Madje kishte përshëndetur edhe policin para se të godiste për vdekje të miturin.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat