28.5 C
Tirana
Thursday, May 28, 2026

Nis ‘revolucionin’ në Kombëtare, epoka e Maran nis me dy risi dhe rikthime te Shqipëria për miqësoret e qershorit! 

Shqipëria do të luajë më 3 qershor kundër Izraelit dhe më 6 qershor kundër Luksemburgut, të dyja miqësoret do të zhvillohen në Tiranë. Hasa dhe Qirko ftohen për herë të parë. Trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit, Maran, ka përpiluar dhe publikuar për herë të parë listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet miqësore të qershorit që do të zhvillohen në Tiranë. Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Izraelin më 3 qershor, në orën 20:00, ndërsa më 6 qershor, po në orën 20:00, do të luajnë kundër Luksemburgut.

Tekniku kuqezi ka grumbulluar 27 lojtarë. Ka dy risi në listë. Për herë të parë me Kombëtaren grumbullohen portieri i Partizanit, Qirko dhe mesfushori i Carrareses (në pronësi të Napolit), Luis Hasa. Nga grumbullimi i fundit i marsit (me trajner Sylvinhon), kanë mbetur jashtë emra si: Jasir Asani, Ivan Balliu, Elhan Kastrati dhe Mario Dajsinani.

Janë rikthyer në Kombëtare Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Taulant Seferi dhe Cristian Shpendi. Taulant Seferi rikthehet në ekip pas një viti e gjysmë. Sulmuesi i Bodrumspor në Turqi aktivizohej për herë të fundit me kuqezinjtë më 19 nëntor 2024 në humbjen 1-2 kundër Ukrainës për Ligën e Kombeve.

Ndërkohë, mungojnë për arsye dëmtimi Thomas Strakosha, Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rey Manaj. 

Kombëtarja nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 1 qershor, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”.

Lista e lojtarëve të grumbulluar

Portierë: Alen Sherri, Simon Simoni dhe Pano Qirko.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Bujar Pllana, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Andi Hadroj.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Taulant Seferi dhe Anis Mehmeti.

Sulmues: Mirlind Daku, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat