Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar disa kontrolle në Tiranë dhe Vlorë në kuadër të hetimeve që po zhvillon për dyshimet mbi tjetërsimin e pronave në zonën e Zvërnecit.
Mësohet se një prej tyre është Pëllumb Petriti ish-avokati që dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e pronësisë për llogari të Artur Shehut.
Në kuadër të hetimeve që po zhvillon pasi ka dyshime për tjetërsim pronash në Zvërnec, ku pati edhe protestë kundër ndërtimit të një resorti luksoz, SPAK po heton kryesisht.
Ndër emrat ndaj të cilit Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar kontrolle është edhe biznesmeni Redi Struga. Ai është inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k. Kompania e Strugës i ka blerë pronat nga zotërues të tjerë.
Struga shërben përmes kompanisë “Albanian Land Development”, ku rezulton administrator, si ura lidhëse me vëllezërit miliarderë Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat nga Katari, të cilët investojnë krah dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

