Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në qeli ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. GJKKO rrëzoi kërkesën e ish ministrit për zëvendësim të masës së sigurisë për çështjen e SASPAC.
Ish-ministri, ndodhet nën masën e sigurimit arrest në burg që prej korrikut të vitit 2024. Ai akuzohet për pesë vepra penale , “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentash”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie”.
Masa e sigurisë “arrest në burg” u caktua ndaj tij në lidhje me hetimin e Prokurorisë së Posaçme për dosjen e quajtur “Saspac”, ku Beqaj në cilësinë e drejtuesit të kësaj agjencie dyshohet se abuzoi me detyrën.
Paralelisht me këtë çështje, ish ministri i Shëndetësisë po gjykohet edhe për çështjen “Sterilizimi”, në një proces të ndarë nga grupi tjetër që u dënua pak javë më parë nga Gjykata e Posaçme.

