27.5 C
Tirana
Tuesday, May 26, 2026

Goditet grupi i Igli Kamberit, i prangosur në 2025 për vrasje, SPAK aksion me Antimafian e Barit kundër pastrimit të parave

Një operacion i zhvilluar nga SPAK dhe Antimafia e Barit ka çuar në goditjen e një grupi kriminal me veprimtari në fushën e pastrimit të parave. 6 persona janë prangosur në Shqipëri dhe 4 në Itali. Është lëshuar dhe një 1 masë ‘arrest shtëpie’ e 3 ‘detyrim paraqitje’. Në pranga kanë rënë dhe 2 shoferë që transportonin paratë.

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me operacionin e përbashkët mes autoriteteve italiane dhe Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ku janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 ‘arrest me burg’, 6 të ekzekutura në Itali dhe 4 në Shqpëri, 1 ‘arrest shtëpie’ dhe 3 ‘detyrim paraqitje’.

Sipas informacioneve, ndër personat e arrestuar janë Ergys Kastrati alias Bishja dhe Igli Kamberi, ky i fundit i cilësuar si koka e grupit të pastrimit të parave.

Ergys Kastrati, prej 2 vitesh është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, bashkë me gruan e tij dhe 2 shoferë që transportonin para. Bishja u arrestua në një vilë pranë TEG-ut.

Ndërkohë, në Itali masa e sigurisë i është komunikuar kreut të grupit kriminal Igli Kamberi, i arrestuar në korrik 2025 në Hungari i dyshuar ndër të tjera edhe për vrasjen e një 26-vjeçari në Berletta të Italisë në vitin 2025.

Ishin hetimet për këtë vrasje që çuan në zbulimin e këtij rrjeti kriminal dhe aktivitetit të pastrimit të parave, të cilat nga Italia silleshin në Shqipëri me mjete të ndryshme transporti.

Mbi 680 mijë euro të sekuestruara në pikën kufitare të Muriqanit ndërsa po tentohej të futeshin në Shqipëri me një automjet, dyshohet se i përkasin pikërisht grupit të Kamberit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat