25.5 C
Tirana
Monday, May 25, 2026

Gjykata e Posaçme lë në qeli Ilir Beqajt (Nuk përfitoi nga vendimi i Gjykatës së Lartë për masat e sigurisë)

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në qeli ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. GJKKO rrëzoi kërkesën e ish ministrit për zëvendësim të masës së sigurisë për çështjen e SASPAC.

Ish-ministri, ndodhet nën masën e sigurimit arrest në burg që prej korrikut të vitit 2024. Ai akuzohet për pesë vepra penale , “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentash”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie”.

Masa e sigurisë “arrest në burg” u caktua ndaj tij në lidhje me hetimin e Prokurorisë së Posaçme për dosjen e quajtur “Saspac”, ku Beqaj në cilësinë e drejtuesit të kësaj agjencie dyshohet se abuzoi me detyrën.

Paralelisht me këtë çështje, ish ministri i Shëndetësisë po gjykohet edhe për çështjen “Sterilizimi”, në një proces të ndarë nga grupi tjetër që u dënua pak javë më parë nga Gjykata e Posaçme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat