34.5 C
Tirana
Wednesday, August 19, 2026

Aksident fatal në Durrës, ndërrojnë jetë shoferi dhe e reja italiane që ishin martuar para pak ditësh dhe një 15-vjeçar! Dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një aksident tragjik u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit, ku tre të rinj humbën dhe 2 të tjerë u plagosën si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit nga 26 vjeçari Kleo vrioni.

Viktimat janë Kleo Vrioni, 25 vjeç, drejtuesi i automjetit, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore.

Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manzë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjeti tip BMË, me të cilin udhëtonin pesë personat, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni.

Përplasja ka rezultuar fatale për tre prej personave që ndodheshin në automjet. Pas aksidentit, makina ka përfunduar në një kanal pranë rrugës.

Kleo Vrioni, drejtuesi i mjetit që ndërroi jetë pas aksidentit tragjik ishte martuar vetëm disa ditë më parë (të dielën) me të renë italiane me Sara Brugentelli, e cila gjithashtu ndërroi jetë.

Sipas informacioneve paraprake të rinjtë kishin qenë në një lokal nate në Maminas dhe po ktheheshin. Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmet e rënda të pësuara nga automjeti, i cili është shkatërruar thuajse plotësisht nga përplasja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat