Një krim i rëndë ka tronditur Nea Smyrnin në Athinë, ku 48-vjeçari shqiptar Altin Allmuca dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 45-vjeçaren Julieta Obzova, gjithashtu shqiptare, dhe më pas ka vrarë veten.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës, në hyrje të pallatit ku banonte 45-vjeçarja. Sipas hetimeve paraprake, Allmuca dyshohet se e kishte pritur gruan në automjetin e tij dhe, sapo ajo është shfaqur në hyrje të ndërtesës, i është afruar dhe e ka qëlluar me armë.
45-vjeçarja ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa pak çaste më vonë 48-vjeçari dyshohet se ka drejtuar të njëjtën armë ndaj vetes dhe ka vrarë veten.
Sipas mediave greke, dy viktimat kishin pasur një lidhje mes tyre, ndërsa paraprakisht hetuesit dyshojnë se shkaku i krimit ka motive xhelozie.
Mediat greke kanë publikuar edhe fotografi të Allmucës në rrjetet sociale, ku ai shfaqet duke pozuar me armë zjarri. Ende nuk është e qartë nëse armët që shfaqen në këto fotografi kanë lidhje me armën e përdorur në krim.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Nea Smyrni ku Lulieta Obzova u vra nga partneri i saj po shqiptar, me origjinë nga Tirana, Altin Allmuça. Hetimi për këtë vrasje po vazhdon me intensitet të lartë, ndërsa në qendër të vëmendjes së autoriteteve mbetet marrëdhënia mes viktimës dhe të dyshuarit.
Policia po shqyrton me kujdes provat e mbledhura në banesë, si dhe të dhënat e nxjerra nga telefonat celularë, në përpjekje për të rindërtuar atë çka ka ndodhur para krimit.
Sipas mediave greke, në duart e hetuesve ndodhet një video që ka regjistruar lëvizjet brenda ndërtesës pak para se të bien të shtënat.
Nga të dhënat e para, dyshohet se 48-vjeçari kishte vendosur dikë të tjetër që të qëndronte jashtë banesës së viktimës, në pritje të momentit kur ajo do të dilte.
Kur gruaja hapi derën e banesës, dyshohet se i dyshuari e kërcënoi me një pistolete dhe e detyroi të ulej në gjunjë.
Sipas informacioneve, ai qëlloi dy herë me armë. Plumbi i parë nuk e goditi, ndërsa i dyti rezultoi vdekjeprurës.
Autoritetet po hetojnë edhe mundësinë që viktima të kishte marrë kërcënime nga i dyshuari edhe më parë.
Sipas burimeve, gruaja kishte frikë për sigurinë e saj dhe kishte marrë masa mbrojtëse, ndër to edhe ndryshimin e bravave të banesës ku jetonte bashkë me vajzën e saj të mitur.
Në kuadër të hetimeve, po analizohen edhe provat e gjetura brenda automjetit të 48-vjeçarit.
Aty dyshohet se janë gjetur fishekë të të njëjtit kalibër me ata të përdorur në vrasje, ndërsa arma që dyshohet se u përdor për krimin.

