36.7 C
Tirana
Monday, June 29, 2026

Gëzim në familjen e Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, bëhen për herë të dytë prindër të një djali! SPAK i jep leje dy ditore

Gëzim në familjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit. Me rastin e shtimit të familjes së edhe një djalë tjetër, dy prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani, i kanë dhënë leje dy ditore. Veliaj është shoqëruar nga qelia e tij drejt maternitetit “Koço Gliozheni” për të parë foshnjen e porsalindur. Sipas ligjit, leja është e vlefshme për 48 orë. Kjo është hera e parë që kryebashkiaku merr leje të posaçme për të lënë qelinë.

Sipas burimeve, djali dhe Xoxa janë mirë dhe nuk kanë pasur asnjë komplikacion. Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2018.

Erion Veliaj ndodhet në burg që prej shkurtit 2025. SPAK ka renditur ndaj tij 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Shumica e akuzave lidhen me korrupsionin pasiv, të kryer në 9 raste, në raport me disa kompani, për të cilat SPAK thotë se ai ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme. Sipas akuzës, këto subjekte kanë marrë leje ndërtimi dhe kanë përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste, në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave. Ndaj saj është vendosur masa “detyrim paraqitje.”

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat