Në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme paralamentare. Procesi sipas Komisionit Qëndror Zgjedhor u zhvillua i qetë, pa episode të veçuara që mund të cënonin procesin.
Referuar informacioneve zyrtare nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 43,44%, ndiqet nga PDK me 21,36%, LDK me 17,87%, AAK me 7,18% dhe Lista SRPSKA me 5,29% të votave. Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka një rënie, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, e cila përllogaritet rreth 6%.
Ndërkohë partia me rritjen më të madhe, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, është LDK e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, pjesë e listës të së cilës u bë edhe ish-Presidentja Vjosa Osmani gjatë këtyre zgjedhjeve.
Në Zgjedhjet e parakoshhme në Kosovë kishin të drejtë vote mbi 2 milionë qytetarë. Deri në datën 6 qershor u realizua votimi i diasporës në selitë diplomatike I 27.724 personave, ndërsa mbi 100 mijë të tjerë kanë votuar nëpërmjet postës, të cilat mbetet të procesohen nga KQZ në ditët në vijim.
Organizata ‘Demokracia në Veprim’ ka bërë një përllogaritje të ndarjes së ulëseve në Parlament, sipas përqindjes ë kanë marrë partitë politike. Me këtë përllogaritje, LVV e Albin Kurtit merr 48 deputetë në Parlament, ose 9 më pak se në zgjedhjet e kaluara. Partia Demokratike e Kosovës merr 24 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 vende dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës merr 8 vende.
Partia Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka festuar në orët e vona të mbrëmjes dje në sheshi ‘Skënderbeu’ së bashku me mbështetës pas daljes së rezultateve paraprake të votimit.
Nga Prishtina, Kurti deklaroi se gjatë javëve në vijim do të mbajë takime me partitë e tjera politike. Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e koalicionit do të bashkëpunojë me secilën parti.
“Natyrisht se gjatë javëve në vijim do të komunikojmë, do t’i takojmë e do të bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

