27.4 C
Tirana
Monday, June 8, 2026

Mijëra qytetarë mbushën Bulevardin me thirrjen “hit”, Rama n’burg, Berisha n’burg 

Tirana prej 8 ditësh ndodhet nën ‘pushtetin’ e protestuesve. Mijëra qytetarë kanë marshuar nga sheshi Skënderbej”, drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. News24 sjell pamjet me dron.

Sikurse shihet nga fotot ka një numër të lartë qytetarësh, duke bërë që kjo protestë të mos u ngjajë protestave që jemi mësuar të shohim. Të rinj, të reja, të moshuar, fëmijë, nëna, i janë bashkuar kësaj proteste e cila prej 8 ditësh ‘jehon’ në Tiranë. Një energji që duket qartë që kërkon që ky sistem të ndryshojë.

“Rama dorëhiqu”, “Atdheu nuk është në shitje”, “Shqipëria e Re” kanë qenë këto pankartat kryesore që kanë mbizotëruar në protestë.

Protestuesit janë ndalur edhe te Parlamenti, ndërsa kanë vijuar me thirrjet “parlamenti i krimit”. Më pas kanë vijuar marshimin e tyre në Tiranë, me thirrje e brohorima: “Revolucion”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat