10.5 C
Tirana
Wednesday, May 20, 2026

Luftë ende pa rifilluar, Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës rriti sërish çmimet e karburanteve në vend. Nafta do të tregtohet me 205 lekë për litër, nga 202 nga vendimi i mëparshëm.

Bordi i Transparencës në datë 19 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 193 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora 17.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat