Redaksionale
Si redaksi, nuk kemi asnjë votues të Edi Ramës, leje pastaj simpatizant, proqeveritarllëks apo Ramisto-komunist, e plotë të tjera si këto. Edi Rama as nuk na ka ofruar ndonjë herë me na hedh ndonjë kockë, sikurse pretendojnë media online dhe opinion-publik-bërës që u ka afruar, por nga ‘virgjëria’ editoriale apo ‘interesi publik” nuk kanë pranuar. Ndoshta mund të quhemi të vegjël në tregun e madh të botimit të lajmeve pa ndonjë ndikim në opinionin publik, duke filluar nga vjedhja e një dyqani bulmeti në Pogradec, për të përfunduar tek sherri me grushte për parakalimin me makinë në një lagje të Kukësit. Por jemi dyqan artizanal që gjen pak gjëra, për të para në këndvështrim ndryshe dhe me shumë filtra për të dalë tek thelbi i lajmit të vërtetë që duan të lexojnë qytetarët.
U bë kjo hyrje, se do fillojnë disa që ju bleu Rama, jo po sulmohet opozita etj., etj. Po i sfidojmë të gjithë, na jepni një arsye të vetme ‘PSE’ Sali Berisha duhet të jetë në krye të opozitës, pas 36 vitesh? Pse Sali Berisha në moshën 84 vjeç, duhet të jetë alternativë si kandidat për kryeministër, në vitin 2029, pas 38 viteve si drejtues i një prej dy partive më të mëdha në vend (përjashto 8 vite që ja la në përkujdesje Lul Bashës). Kam shumë miq demokrat që do donin një kandidat qofte edhe ndonjë tip Meremeje (megjithë respektin se nuk e njohim) pasi do votonin kundër Sali Berishës, jo se nuk duan doktorin apo i pëlqen vizioni i dikujt tjetër, por thjesht duan t’i thonë doktor ik. Prandaj janë përjashtuar disa kontribuues të PD, nga garat për kryetar, disa të tjerë nuk u lanë të votojnë në degët e tyre, sepse Berisha e di që ka një valë kundër tij.
Kush mendon që në 2029 opozita vjen në pushtet me Sali Berishën, asnjë, përfshirë ata që presin të jenë në lista dhe ata që i servilosen për të qenë në lista. Pra një qytetar që Rama ja ka sjellë në majë të hundës a ka ndonjë arsye të votojë Berishën? Themi se Jo. Nëse e kanë Berishistët një arsye ta thotë, edhe ata që nëpër studio në vitin 2025 nxirrnin tezën se Berisha do bëjë zgjedhje për kandidatin për Kryeministër nëse fiton PD zgjedhjet, pra kishin ndrojë ta thonin se e dinin efektin negativ në elektorat. A do hapte Berisha garë nëse do fitonte zgjedhjet u kuptua në maj të këtij viti. Një mesazh ja japin simpatizantët me praninë e tyre në protesta, më shumë veta kishte në stadium ndeshja Kategorisë së Dytë të futbollit Luftëtari-Sopoti, se sa “kryengritësit paqësor” në kilometrin e fundit të rrëzimit të narkoshtetit.
Së fundmi disa fjalë për Ramën thjeshtë pa shumë historik. Kryeministër duhet të ikësh, çfarë kishe për të dhënë apo çfarë idesh kishe për t’i jetësuar, kohën e ke pas me pash, madje më shumë se askush tjetër, përfshirë tepsinë, kusinë, sininë, kazanin dhe sahanin. Leje këtë vend të eci me këmbët e veta, leje të lirë të vijë dikush tjetër pas 3-4 vitesh dikush tjetër, që të marrë frymë demokracia. Nuk po të akuzojmë që e ke blerë opozitën, se zotësi është në fund të ditës. E dimë që mund ta mbash edhe një mandat 2029-2033, por ama mund të prodhosh aq mllef se do ngelesh në analet e historisë si ithtar i komunistëve që ju ishte mbushur mendja që vetëm ata dinin të ishin pushtetar. Larg qoftë Kryeministër mund t’i hipi gjaku në kokë turmave, edhe mund të kesh ndonjë fat jo të mirë. Se shqiptarëve dihet që mezi ju ngrihet, madje as me viagra, ama po ju ngrit nuk para i ulet pa e shkatërruar plotësisht “prenë” e tyre.
PS: E dimë numrin e “pjesëmarrësve” në referendumin e PD, por meqë e dinë pak veta mund të kontribuoj për zbulimin e grupit armiqësor, por një indicje po e japim, rezultati i Ramës përballë Maqo Lakrorit në vitin 2009.

