23 C
Tirana
Tuesday, June 9, 2026

Berisha i jep vëmendje Spiropalit: Pse të flaku Edi Rama që e quaje Skënderbe! Ish-kryediplopatja: Kur të çlirosh opozitën flasim (Replikat)

Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi mazhorancën nga foltorja e Parlamentit ditën e sotme gjatë seancës plenare, se ka përgatitur një raport të trilluar dhe me mashtrime. Berisha u drejtua edhe ish-ministres dhe deputetes Elisa Spiropali, duke e pyetur se si kishte mundësi që Balluku e quante Ramën pallosh dhe ai e mbronte, kurse atë që e quante Skënderbe e flaku.

“Do u bëj një pyetje unë këtu, si ka mundësi që ajo e quan Pallosh i Gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbeg dhe të flak. Cila është arsyeja?”, tha ai.

Deputetja e PS dhe ish ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka replikuar me kreun e Partisë Demokratike, gjatë debatit në Kuvend. Në fjalën e saj, Spiropali u shpreh se Berisha ndodhet në një kontradiktë politike, pasi sipas saj ai paraqitet njëkohësisht si denoncues i sistemit dhe si garantues i tij.

“Sali je i pabesueshëm, sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh edhe garantuesi më i madh i sistemit. Kështu që kur të çlirosh sistemin, kur të çlirosh partinë, kur të çlirosh opozitën mund të flasim këtu dhe ndoshta terma doktor do të të ngjisin më shumë. Por sot për sot kontradikta e thellë e të qenit edhe denoncues edhe garantues nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe i jep të drejtën qytetarëve të mos të të besojnë”, tha Spiropali.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat