19.5 C
Tirana
Wednesday, May 13, 2026

Administrimi fiskal përmes AI, Bashkia e Vorës pararojë në transformin digjital me platformën Coinmaster

Bashkia e Vorës ka ndërmarrë një nga projektet më të avancuara të transformimit digjital në pushtetin vendor shqiptar, përmes implementimit të platformës inteligjente për administrimin e taksave vendore dhe Portalit të Qytetarit, të zhvilluara nga Laconics.

Projekti, i realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Taksave dhe strukturat administrative të bashkisë, ka sjellë një modernizim të plotë të proceseve fiskale dhe të shërbimeve ndaj qytetarëve, duke prodhuar rezultate konkrete dhe të matshme në rritjen e eficencës administrative dhe financiare.

Sipas të dhënave të prezantuara nga institucioni, implementimi i platformës ka sjellë rritje të eficencës së arkëtimeve dhe të ardhurave me rreth 40–50%, reduktim të ndjeshëm të proceseve manuale, rritje të transparencës dhe përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së shërbimeve publike.

Platforma COINMASTER është konceptuar si një ekosistem inteligjent dhe i integruar për administrimin e taksave vendore, duke përfshirë menaxhimin e subjekteve dhe familjarëve, administrimin e pronave, gjenerimin automatik të detyrimeve, identifikimin e debitorëve, raportimin financiar në kohë reale dhe integrimet me bankat dhe platformat shtetërore.

Një komponent i rëndësishëm i sistemit është edhe Portali i Qytetarit, i cili u mundëson qytetarëve akses online në shërbime, konsultimin e detyrimeve, kryerjen e pagesave dhe ndjekjen e kërkesave administrative pa qenë e nevojshme paraqitja fizike në sportelet e bashkisë.

Sistemi është ndërtuar mbi standarde moderne të sigurisë dhe performancës teknologjike, duke përfshirë autentikimin multifaktor, kontrollin e avancuar të aksesit, auditimin e plotë të veprimeve në sistem, mbrojtjen e të dhënave në kohë reale dhe integrimin e Omega Core Audit për monitorim të avancuar të infrastrukturës dhe sigurisë së informacionit.

Sipas ekspertëve të përfshirë në projekt, një nga përfitimet më të rëndësishme të platformës është automatizimi inteligjent i proceseve fiskale, i cili u jep drejtuesve vendorë mundësi për planifikim më të saktë të të ardhurave, monitorim të performancës financiare në kohë reale dhe menaxhim më eficent të administratës tatimore.

Ky projekt e pozicionon Bashkinë e Vorës, si një model referues të transformimit digjital në administratën vendore shqiptare, ndërsa Laconics konfirmon profilin e saj si një nga kompanitë më inovative shqiptare në zhvillimin e platformave inteligjente për administratën publike dhe smart governance.  Kompania Laconics me administrator zotin Admirim Kala ka si objekt të veprimtarisë së saj, zhvillim web, software, aplikacione mobile, analizë e kërkesave dhe projektim i sistemit software. UI/UX design, testing dhe QA, studim tregu, analizë dhe shërbime konsulence për bizneset, shërbime mirëmbajtje software, web, Digital marketing dhe e-commerce. Analizim dhe shkencë të të dhënave, siguri kibernetike, web inteligence, investigime, teknologji për siguri, computer forensic, konsulencë për bizneset, asistim dhe ndërmjetësim në shitje blerje pasurish të patundshme, asistim në procesin e regjistrimit të pronave, çdo operacion të ngjashëm të lejuar nga legjislacioni shqiptar.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat