Tirana u është kthyer fitoreve në derbi duke mposhtur me shifrat 2-1 Partizanin me një përmbysje që afron më shumë objektivin e bardhebluve për mbijetesën, ndërsa largon të kuqtë nga Europa.
Derbi foli për të kuqtë në pjesën e parë ku shënuan gol e lejuan Tiranën t’i rrezikonte rrallëherë. Por në të dytën, të kuqtë nuk ishin në fushë, duke i lëshuar tërësisht kontrollin e lojës bardhebluve që krijuan rast pas rasti derisa gjetën golin me Kreshiç për barazimin.
Lëvizjet e Kërnajës për të korrigjuar lojën nuk ishin efikase sa ato të Shehit, i cili me aktivizimin e Alvarez ndryshoi plotësisht tablonë e takimit dhe ishte pikërisht sulmuesi ai cili me një goditje dënimi spektakolare shënoi golin e përmbysjes 2-1 që i dha Tiranës tre pikë të arta për mbijetesën, përtej lavdisë në derbin e fundit të këtij sezoni.
TIRANA-PARTIZANI 2-1
65′ Kreshiç, 84′ Alvarez / 22′ Hjumën
NGJARJET KRYESORE
90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Tiranës.
90’+2’ Xhixha lëshon një gjuajte të fortë nga jashtë zonës, Qirko e grushton në këndore. (VIDEO)
90’+2’ Protesta të tjera të të kuqve pas një driblmi të Tomës ndaj Alvarez me sulmuesin që pretendon për faull. (VIDEO)
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
90’ Tare ndëshkohet me të verdhë.
87’ Tare dhe Kortez hyjnë në fushë në vend të Kobiljar dhe Halilit në radhët e Tiranës.
86’ Toma merr vendin e Muratajt te Partizani.
85’ Alvarez ndëshkohet me të verdhë për festimin pa fanellë.
84’ GOOOL TIRANA! Alvarez shënon me një goditje dënimi spektakolare. (VIDEO)
83’ Doumbia ndëshkohet me karton të verdhë.
82’ Partizani pretendon për penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë pas një gjuajte me kokë të Shabanit. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë dhe më pas nuk ftohet nga VAR të shihë pamjet. (VIDEO)
80’ Rafael ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Dumbia.
75’ Kobiljar ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Prekës. (VIDEO)
71’ Keko dhe Shabani hyjnë në fushë në vend të Kontreras dhe Isgandarli në radhët e Partizanit.
65’ GOOOL TIRANA! Harkim nga e djathta i Alvarez, Kreshiç me kokë devijon duke çuar sferën në rrjetë në shtyllën e largët. (VIDEO)
64’ Fadairo nga e djathta fut një top në qendër të zonës por Kontreras në kundërkohë nuk ia del të devijojë.
61’ Rafael provon nga jashtë zonës, Qirko devijon aq sa për të shpëtuar portën nga goli. (VIDEO)
60’ Situata zhvendoset në anën tjetër ku Sidibe pas kundërsulmit, gjuan duke gjetur në pozicion Bekajn.
60’ Rast i artë për bardheblutë me dy gjuajtje radhazi që ndalen nga Qirko. (VIDEO)
58’ Alvarez merr vendin e Haxhiut në radhët e Tiranës.
57’ Fadairo merr vendin e Qakës në radhët e Partizanit.
56’ Pas goditjes nga këndi, Qirko largon sferën që shkon te Haxhiu, gjuajtja e të cilit nga e djathta shkon larg portës.
54’ Tjetër gabim i Sembene në prapavijë, Mysloviç gjuan fluturimthi dhe detyron Qirkon të bëjë një grushtim për të shmangur golin. (VIDEO)
53’ Pas një goditje këndi, Tabeku gjuan me kokë, por nuk gjen katërkëndorin.
49’ Aksion i shpejtë i bardhebluve nga e majta e sulmit, devijimi i Xhixhës ndalet nga Qirko.
46’ Nuk ka lëvizje te dy skuadrat, nis pjesa e dytë e derbit.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Partizanit.
45’+2’ Mysloviç nis Haxhiun në të majtën e sulmit, ai shfaqet para Qirkos dhe pason në shtyllën e dytë ku Atanaskoski me vështirësi çon sferën jashtë. (VIDEO)
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
44’ Sidibe harkon një goditje dënimi nga e djathta e sulmit, topi gjen Prekën në shtyllën e dytë por devijimi tij nuk është drejt portës.
37’ Sidibe nga e djathta driblon lojtarë radhazi dhe pason në qendër ku nuk gjendet asnjë nga shokët e skuadrës.
35’ Gafë e rëndë e Sembene i cili nuk mbyll mirë dhe detyron Qirkon të largojë keq sferën. Ajo shkon te Mysloviç i cili provon të shënojë nga gjysmëfusha, por nuk gjen portën e të kuqve. (VIDEO)
32’ Hjumën dhe Sidibe kombinojnë mes tyre për të gjetur hapësirën për të gjuajtur në portë, por në fund sinjalizohen në pozicion jashtë loje. (VIDEO)
29’ Provon të reagojë Tirana, e cila nis të shfaqet më shumë në gjysmëfushën kundërshtare.
22’ GOOOL PARTIZANI! Aksion i rrëmbyeshëm i të kuqve në të djathtën me SIdibe, pasimi i tij në qendër shkon te Hjumën i cili mposht Bekajn. (VIDEO)
19’ Qaka ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Kobiljar. (VIDEO)
18’ Momente paniku në zonën bardheblu pasi në zhvillimin e këndores, të kuqtë tentojnë me disa harkime radhazi në qendër, pa ia dalë të gjejnë hapësirën të gjuajnë drejt portës.
17’ Hjumën i vjedh pranë zonës topin Halilit i cili kthehet dhe ia del që të çojë sferën në këndore.
12’ Zbritje e shpejtë e Partizanit në të djathtën me Sidibe, harkimi i tij sjell një roveshatë të Isgandarli i cili shkakton faull ndaj Rafael. (VIDEO)
10’ Haxhiu është lojtari i parë i cili provon portën me një diagonale nga e majta që ndalet qetësisht në duart e Qirkos.
7’ Sembene tenton me një top të gjatë të gjejë Isgandarli, sulmuesi gjithashtu sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
5’ Përplasje mes Sidibe dhe Ndong pas faulleve të mbrojtësit të bardhebluve, gjyqtari Lata e zgjidh me këshillim. (VIDEO)
2’ Xhixha niset në krahun e majtë, por peshkohet menjëherë në pozicion jashtë loje nga mbrojtja e të kuqve.
1′ Nis dueli në “Air Albania”.
Ora 18:50 – Pritet një numër shumë më i vogël tifozësh se zakonisht në derbi, pasi pak minuta para sfidës nuk janë mbushur as tribunat e ultrasve pas portave. (VIDEO)
Ora 18:15 – Tifozët fillojnë të mbushin tribunat e stadiumit, sidomos në zonën e tifozerive ultras të të dy skuadrave. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Halili, Kreshiç, Rafael, Mysloviç, Kobiljar, Haxhiu, Xhixha, Tabeku.
Trajner: Orges Shehi
PARTIZANI: Qirko, Preka, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Qaka, Dumbia, Hjumën, Isgandarli, Sidibe, Kontreras.
Trajner: Oltijon Kërnaja
Marrë nga Panorama Sport

