25.5 C
Tirana
Monday, April 27, 2026

Ekzekutohet me mbi 30 plumba në prag të shtëpisë, Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortia e tij! Zbardhet dinamika, të afërmit nuk ishte për hakmarrje

Një atentat me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Balldren të Lezhës.

Një 39 vjeçar i identifikuar si Kreshnik Mujeci është ekzekutuar me armë zjarri brenda në makinë, bashkë me bashkëshorten e tij, G. M., 32 vjeçe.

Sipas informacioneve paraprake, Mujeci ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Audi Q7” në aksin Balldren-Torovicë, kur persona ende të paidentifikuar, i kanë zënë në pritë dhe kanë hapur zjarr drejt tyre, duke i lënë të vdekur brenda makinës, burrë e grua.

Sikurse shihet edhe në pamjet e regjistruara nga vendngjarja, duket se është qëlluar me breshëri plumbash në anën e majtë të shoferit dhe të pasagjerit.

Pasi kanë qëlluar drejt tyre, autorët dyshohet se janë larguar drejt Torovicës, ndërsa një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikim dhe kapjen e autorëve.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa nuk përjashtohet pista e hakmarrjes, pasi viktima Kreshnik Mujeci, rezulton i akuzuar për vrasje në vitin 2016.

Kush është Kreshnik Mujeci

Kreshnik Mujeci rezulton një emër i dëgjuar për policinë. Në vitin 2017, ai dhe vëllai i tij u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e Gegë Mëhillit, i njohur edhe si Gent Pjetri.

Sipas hetimeve të asaj kohe, vëllezërit, në bashkëpunim me një vëlla të tretë, i kishin prerë rrugën viktimës në aksin Shkodër–Velipojë dhe e kishin qëlluar për vdekje pas një konflikti të ndodhur një ditë më parë.

Një ditë pas krimit u arrestua Jozef Mujeci, ndërsa dy vëllezërit e tjerë u vunë në pranga një vit më vonë, në operacionin e koduar “One Year”.

Grupi hetimor

Referuar të dhënave të para nga grupi hetimor, sulmi dyshohet të jetë kryer nga dy persona të armatosur me kallashnikovë, të cilët kanë dalë nga një automjet pa targa dhe kanë hapur zjarr në drejtim të makinës së çiftit. Nga verifikimet paraprake rezulton se mbi automjetin e viktimave janë qëlluar më shumë se 30 plumba, duke e lënë atë tërësisht të dëmtuar.

Hetimet paraprake tregojnë se autorët kanë përdorur të paktën dy mjete dhe kanë ndjekur lëvizjet e viktimës gjatë gjithë ditës. Në momentin e atentatit, makina e Kreshnik Mujecit është bllokuar nga një tjetër automjet që i ka prerë rrugën, duke e detyruar të ndalojë. Menjëherë më pas, autorët kanë dalë nga një makinë tjetër dhe kanë qëlluar me breshëri.

Raportohet se çifti kishte qenë më herët në një restorant, ku dyshohet se është vëzhguar nga atentatorët që prej momentit kur dolën nga ambientet e lokalit.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po analizon pamjet për të identifikuar autorët dhe për të rindërtuar të plotë dinamikën e ngjarjes.

Atentati me dy viktima në Lezhë, flet i afërmi: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje…

Pas informacioneve të para se shkaku i atentatit të sotëm në Balldren të Lezhës ndaj çiftit Mujeci, mund të ketë qenë hakmarrja, ka reaguar i afërmi i viktimave, Gjergj Neli.

Deklarata e plotë:

Per ngjarjen e Rende dhe Makabre te atentatit ndaj Kreshnik Mujecit me familje. Me mallengjim dhe me keqeardhje morem vesh njoftimin e hidhur, në lidhje me ngjarjen e rëndë të nje atentanti te ndodhur sot në fshatin Balldren, Njësia Administrative Balldre, Bashkia Lezhë, ku humbën jetën tragjikisht shtetasit Kreshnik Mujeci dhe Gentjana Mujeci, ndaj per kete atentat makaber shprehim dhimbjen e thellë dhe solidaritetin me familjarët e viktimave në këtë moment të vështirë.

Dënojmë me forcë këtë akt të rëndë kriminal dhe kërkojmë nga organet ligjzbatuese zbardhjen e plotë dhe të shpejtë të ngjarjes, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.

Njëkohësisht, dënojmë publikisht deklarimet e disa mediave, të cilat kanë aluduar se kjo ngjarje lidhet kryesisht me motive hakmarrjeje, meqenese gjaku dhe fisi Mujeceve nuk u kane asnje deryrim, versione te  kesaj natyre edhe mundet te jene me nje nga pistat e dyshuara per organet ligj-Zbatuese, por keshellojme mos lenjen ne harrese dhe pista te tjera dyshimj per ngjarjen kriminale te ndodhur.

Kreshnik Mujeci ka qene nje familjar i rregullt dhe i dashur dhe i rrespektuar me te afermit dhe me te  gjithe komunitetin per rreth Lezhes dhe Shkodres, i cili merrej me Blegtori se bashku me bashkeshorten e ndjere per te perballuar jetes  normale ne sherbim te familjes.

Këto pretendime janë të pavërteta dhe të pabazuara pertej Çdo dyshim në lidhje me ngjarjen e vitit 2017 në Malin e Jushit per te cilen është trajtuar dhe ezauruar nga organet kompetente, përkatësisht Prokuroria e Shkodrës, si dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit Shkodër.

Në përfundim të këtyre proceseve, shtetasi Kreshnik Mujeci nuk është gjetur fajtor në lidhje me atë ngjarje. Për rrjedhojë, çdo përpjekje për ta lidhur ngjarjen e sotme me pretendime të tilla është e papranueshme dhe cenon të vërtetën, si dhe rëndon padrejtësisht mbi familjen e viktimave.

U bëjmë thirrje mediave të tregojnë përgjegjësi profesionale, të verifikojnë informacionin dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pasakta që mund të ndikojnë negativisht në opinionin publik dhe në dinjitetin e familjeve qe prosupizohet të përfshira ne konflikt.

Per kete Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes, transparencë të plotë për këtë ngjarje makabre dhe të rëndë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat