4.5 C
Tirana
Thursday, February 26, 2026

ILD nis hetim disiplinor ndaj gjyqtares së GJKKO Irena Gjoka dhe kritikon KLGJ-në që “s’pati guximin” të merrte një vendim

Ndryshe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i cili nuk pati guximin të merrte një vendim apo niste një verifikim për gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka, nëse është apo jo në kushtet e mos ushtrimit të detyrës për shkak të dyshimeve se nuk ka deklaruar një dënim në Greqi, dosja e magjistrates është marrë në dorë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë i cili vendosur nisjen e hetimit disiplinor.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë vlerëson se mosdeklarimi i të dhënave për të cilat magjistrati ka detyrim t’i deklarojë përbën sjellje që diskrediton pozitën dhe figurën e magjistratit dhe dëmton besimin e publikut në sistemin gjyqësor. Bazuar mbi këto dyshime ka nisur hetimin disiplinor duke kërkuar dokumentacionin e plotë nga KLGJ, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti Kombëtar i Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar dhe SPAK, që sikurse ka nisur tashmë një hetim penal. Kujtojmë se vetë gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka, në një letër drejtuar KLGJ mohonte të kishte dijeni për dënimin, përmes një procesi që është bërë totalisht pa prezencën e saj.

Sa i përket ankimit të një anëtarit të KLGJ-së, Klodian Kurushi në drejtim të ILD për rastin e Irena Gjokës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë e ka konsideruar të papranueshëm dhe ka vendosur arkivim. Metani thotë se procedimi disiplinor, që kryhet nga ana e tij, nuk mund ta zëvendësojë mekanizmin e verifikimit dhe kushteve të pa pajtueshmërisë në detyrë që bëhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në kuadër të dekriminalizimit. Për më tepër që KLGJ është institucioni që mund të përfshijë edhe Prokurorinë e Përgjithshme, siç ka ndodhur në rastin e gjyqtares Irena Gjoka. si autoriteti përgjegjës për verifikim të specializuar, duke kërkuar informacion dhe në institucione jashtë vendit.

Madje Metani ngre një shqetësim tjetër sa i përket procedurave që në fund do të vendosin fatin e togës së zezë të GJKKO. Sipas Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, praktika administrative e ndjekur nga KLGJ në rastin e Gjokës, jo vetëm që nuk respekton ligjin për ndarjen e kompetencave brenda vetë organeve të sistemit të drejtësisë, por ka krijuar rrethanat që rast se ILD u çon kërkesën për masë disiplinore ndaj magjistrates ata të jenë në kushtet e papajtueshmërisë. Kjo pasi janë njëkohësisht edhe në cilësinë e ankuesit edhe në cilësinë e organit zhvillues dhe vendimmarrës të procedimit disiplinor.

Më 30 janar, 6 anëtarë të KLGJ u shprehën kundër që çështjen ta dërgonin në Komisionin e Karrierës, me argumentin se vendimmarrja i takon ILD. Tashmë do të jetë Inspektori i Lartë i Drejtësisë që do të arrijë në një përfundim sa i përket Irena Gjokës, nëse ka pasur apo jo shkelje të ligjit. Nëse gjen veprime të kundraligjshme nga ana e magjistrates atëherë do t’i duhet të kërkojë masa disiplinore (që nisin nga ulja e pagës e deri te shkarkimi) po në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Është po ‘qeveria’ e gjyqësorit që në fund vendos. 

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat