25.8 C
Tirana
Sunday, August 30, 2026

Rama trembet nga thirrja e protestuesve për grumbullim para selisë së PS, takimi Kryeministrit zhvendoset tek Pallati i Brigatave

Për arsye sigurie, takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, i njoftuar se do të zhvillohej në selinë e PS-së, nuk do të mbahet në selinë rozë.

Kjo konfirmohet nga burime në PS. Sikurse raportojnë mediat takimi i parashikuar në orën 17:30 do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

Një ditë më parë, nga sheshi i protestës, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje për t’u mbledhur sot përpara selisë së Partisë Socialiste.

Po ashtu, u kërkua përdorimi i vezëve për të goditur drejtuesit politikë dhe ministrat socialistë. E njëjta strategji veprimi si në protestat e shkuara, në fund të korrikut, përpara Parlamentit

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat