22.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025

Trafikonin armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet lezhiani, kreu i organizatës kriminale dhe dy bashkpunëtorët e tij

Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Shkodrës dhe autoritetet italiane kanë ekzekutuar operacionin ndërkombëtar të koduar “Dërgesa”, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak.

Në pranga janë vënë tre persona, të cilët akuzohen se kanë dërguar 5 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak në Itali .

Më konkretisht, është kapur kreu i organizatës kriminale Françesk Mecaj, 30 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Hot të Malësisë së Madhe. Ai rezulton me precedentë të theksuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe i dënuar dy herë si kreu i një grupi kriminal që vepronte në qytezën e Lecco-s pranë Milanos/Itali.

Po ashtu janë arrestuar edhe shtetasit E. M. dhe A. D. drejtues të një mikrobusi për transport udhëtarësh, në bagazhet e të cilit u gjetën armët dhe municioni luftarak.

Raportohet se mikrobusi që ata drejtonin është ndaluar në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë, i nisur nga Shqipëria me destinacion Italinë, ku nga kontrolli janë gjetur dhe sekuestruar 5 armë zjarri automatike të tipit kallashnikov; qindra fishekë luftarakë dhe 4 krehra fishekësh.

Materialet procedurale ndaj shtetasit Françesk Mecaj i kanë kaluar Prokurorisë së Lezhës, për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve luftarake”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat