19.5 C
Tirana
Wednesday, May 6, 2026

Trafik ndërkombëtar të kokainës/ SPAK operacion në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, pritet të ekzekutohen 15 masa sigurie (Detaje)

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc ku dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar.

Mësohet se masat e sigurisë për akuzat e grupit dhe trafikut ndërkombëtar droge janë firmosur nga gjykata me kërkesë të SPAK, ndërsa  nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara dhe kreut të SPAK, Altin Dumani,  rezulton se katër te dyshuarve u janë komunikuar masat në burg ku gjenden për një dosje tjetër.

Aktualisht janë arrestuar 3 persona nga policia ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mësohet se prokurorët e SPAK i kanë caktuar masë të re dy të dyshuarve për trafik ndërkombëtar të drogës Franc Çopja dhe Ervin Çelaj, ndërsa janë arrestuar 3 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ata janë Franc Çopja, i arrestuar në Belgjikë dhe Ervis Çela, i arrestuar një muaj më parë me akuzën e vrasjes.

Ervis Çelës iu komunikua akuza sot në burg, pas konfirmimit nga GJKKO të masave nga SPAK.

Tre persona kanë rënë në pranga deri më tani, ndërsa operacioni antidrogë vijon që prej orëve të para të mëngjesit në disa qytete të vendit, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Mes dhjetëra të dyshuarve të përfshirë në trafikun e drogës, 4 prej tyre ndodhen në burg.

Të akuzuarit kanë dalë në përgjimet e aplikacionit Sky Ecc dhe dyshohet se janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës.

Sipas informacioneve, hetimi kryesohet nga prokurori i posaçëm Vladimir Mara.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat