28.5 C
Tirana
Tuesday, July 15, 2025

Bien klikimet? Egli vijon telenovelën puth indirekt Gjestin në koncert, edhe shprehet se është mësuar t’ia kthej… (Video)

Vijon telenovela jemi dhe s’jemi midis Gjestit dhe Eglit, duke konfirmuar hera-herës se lidhja vazhdon… të paktën në dukje. Këngëtari Gjesti, në një nga koncertet e tij, habiti publikun pasi puthi një bluzë me foton e tij dhe Eglit, të cilën ia dha një prej fansave.

Momenti u bë menjëherë viral dhe u mor si sinjal se mes tij dhe Eglit mund të ketë ende një lidhje, edhe pas përfundimit të Big Brother VIP 4.

Mbrëmë, të njëjtën gjë e bëri edhe Egli Tako.

Nga skena, para se të puthte një bluzë në të cilën ndodhej një foto e Gjestit, Egli tha: “E keni bërë Part 2-shin? Unë do ta puth, se jam mësuar t’ia kthej puthjet”.

Reagimi i publikut ishte i menjëhershëm, me brohoritje dhe duartrokitje, duke e kthyer momentin në një tjetër episod të shumëpërfolur të kësaj romance që vijon të mbetet në qendër të vëmendjes.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat