18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Aksident fatal në aksin Berat-Dimal, përplasen dy automjete një nga dy shoferët humb jetën në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Berat-Dimal, në afërsi të Urës së Moravës. 50-vjeçari Eduart Ismaili një prej dy drejtuesve raportohet se ka humbur jetën në spital, ku ka qenë në kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër drejtuesi tjetër Fransual Plakalli është jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 07:30, Eduart Ismaili ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip Benz A Class dhe është përplasur me një automjet tjetër. Për pasojë, mjeti ka dalë jashtë rrugës dhe ka përfunduar në kanalin në anë të saj.

Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti është shkatërruar totalisht duke bërë që të kërkohet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të aksidentuarin nga mjeti.

Eduart Ismaili është transportuar menjëherë drejt Spitalin Rajonal të Beratit për trajtim mjekësor. Ky i fundit ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar drejt spitalit, ku ka humbur jetën më pas.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat