18.5 C
Tirana
Wednesday, May 6, 2026

Gjykata e Lartë lë përfundimisht në burg deri në përfundimin e gjykimit autorin e vrasjes së Martin Canit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e 14-vjeçarit Mario Përlleshi, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani dhe plagosjen e Luis Meçes, krim i ndodhur vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli” më 18 nëntor në Tiranë.

Ai ndodhet aktualisht në burgun e të Miturve në Kavajë dhe kishte kërkuar një masë më të butë sigurie, por kërkesë e tij tashmë është refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, duke i mbetuir në fuqi masa e “arrestit me burg”.

Më 27 Mars, Gjykata e Tiranës vendosi kalimin për gjykim të çështjes penale ndaj tij, duke refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar. Në rast se shpallet fajtor, kjo do të thotë se Perlleshaj nuk do të përfitojë uljen me 1/3 të dënimit.

Përlleshi është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana cilësuese” ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës ka ndarë në një fraksion më vete aktet që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës “Fan Noli”.

Organi i akuzës ka njoftuar se këto akte janë regjistruar në një procedim tjetër, dhe për të cilin hetimet vazhdojnë  pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete.

Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive banale mes të miturëve, teksa ata sapo kishin përfunduar mësimin mesditën e 18 Nëntorit të vitit të kaluar, teksa të pranishlm në konflikt kanë qenë dhe disa të mitur të tjerë.

Nga rezultati i akt-ekspertimit mjekoligjor të thikës së përdorur në krim, nga gjurmët e gjakut janë zbuluar dy profile ADN-je. Një prej profileve të ADN-së përputhej me viktimën Martin Cani, ndërsa profili i dytë përputhej me atë të të plagosurit Luis Meçe.

Gjithashtu, nga akt-ekspertimit mjekoligjor ka rezultuar se thika është përdorur vetëm nga autori i dyshuar i krimit, 14-vjeçari Mario Përlleshi.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat