19.5 C
Tirana
Wednesday, May 6, 2026

Respekton masën “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK dhe nuk jep asnjë koment për mediat

Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj saj.

Pas daljes nga godina e SPAK, Xoxa nuk dha asnjë koment për mediat. Po ashtu ditën e sotme edhe biznesmeni Gentian Sula është paraqitur në SPAK për zbatimin e së njëjtës masë si Xoxa.

Gentian Sula është në mesin e biznesmenëve që janë nën hetim në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi dyshohen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës.

SPAK thotë se ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se biznesmenët me masa sigurie, përfshirë Sulën, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat