21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Ironi me opozitën dhe thumb administratës Trump, Rama: Si ka mundësi Sorosi ka hyrë në BE, po hap zyrë në Shqipëri!

Kreu i qeverisë po zhvillon një takim virtual me ndjekësit në rrjetet sociale, ku dha edhe lajmin se më 15 Maj në Tiranë do të vijnë liderët e vendeve të Bashkimit Europian për një darkë me të dhe më 16 maj do të mbahet samiti i madh i NATO, ku vijnë edhe liderët e 46 vendeve të botës dhe Shqipëria bëhet qendra e globit.

Gjithashtu Rama theksoi se edhe Parlamenti Europian do të hapë zyrë në Tiranë, si një zhvillim gjeopolitik shumë i mirë në dritaren e hapur për anëtarësim, por edhe bëri ironi me kundërshtarët, duke thënë se “si ka mundësi që Sorosi ka hapur zyrë në Shqipëri?!”.

“Parlamenti Evropian po hap zyrën e tij në Shqipëri. Si ka mundësi, Sorosi, në Parlamentin Evropian, që vepron si diversant?! PE me hapjen e zyrës në Shqipëri konfirmon një strategji më të gjerë të BE-së dhe nga ana tjetër përcakton pa diskutim Shqipërinë si një pikë referimi në PE dhe që së shpejti do jetë anëtar i PE” tha Rama.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se “larg qoftë që të fitojë PD më 11 maj”, për të ardhmen e vendit në BE apo për atë që duan të bëjnë, shkrirjen e SPAK-ut.

“Moment i përputhjes së yjeve të fatit tonë dhe të Europës në funksion në anëtarësimit tonë në BE, ky është programi i programeve. Pastaj do kemi gjëra shumë të mira në vijim. Por fitorja e PD-së më 11 maj larg qoftë për fëmijët tanë, qytetarët shqiptarë, për të ardhmen e vendit, për BE-në, BE nuk i sheh fare taktikat por me rëndësi është të hyjmë atje. Fitore për çfarë nga PD? Për të shkrirë SPAK-un? Apo për atë që ka nisur si luftë për korrupsionin. Kjo nuk është futboll, që thua fitore e Egnatias kundër Partizanit, çfarë do fitosh? Unë nuk jam doktor popullor që jap receta se si kurohet një dhimbje me televizor. Këtu jemi për t’ju informuar, për t’ju dhënë qasje për dinamikat re qeverisjes, hallet dhe patjetër për sfidat. Por edhe sigurisht për problematika direkte dhe konkrete” tha Rama.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat