21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

PD dërëzon padi në Kushtetuese për mandatin e deputetit Vullnet Sinajt

Burime nga Gjykata Kushtetuese pohuan se Partia Demokratike ka dorëzuar padi për mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj. Sipas demokratëve ka shkelur Kushtetutën duke përfituar fonde publike nëpërmjet biznesit të tij.

Padia mësohet se është firmosur nga 14 deputetë të PD-së, teksa është depozituar në Kushtetuese, vetëm pak ditë para tejkalimit të afatit.

Ligji për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese parashikon se “kërkesa për papajtueshmëri të funksionit të deputetit mund të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për sa kohë vazhdon mandati i deputetit, por jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të mandatit…”.

Mandati i deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë përfundon në shtator, kur edhe pritet të betohen 140 deputetët e rinj që do të dalin nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Si rrjedhojë, mocioni i papajtueshmërisë së mandatit për deputetin Sinaj nuk mund të shqyrohet nga Gjykata Kushtetuese pas datës 10 mars.

Vullnet Sinaj më 30 Janar u mbrojt nga socialistët në Kuvend, të cilët votuan kundër dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të kolegut të tyre.

Gjatë seancave dëgjimore në Këshillin e Mandateve Sinaj nuk i pranoi akuzat duke i quajtur këto blerje rastësore, ndërsa avokatja e tij  cilësoi provat e paraqitura në mocion si të pamjaftueshme për të provuar shkeljen e Kushtetutës nga deputeti.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat