18.5 C
Tirana
Wednesday, May 6, 2026

I mori 1 mijë euro me kompani transferatsh avokati Bardh Koçi mbetet në arrest shtëpie (Detaje nga dosja)

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg”, për avokatin Bardh Koçi.

Ndërkohë janë zbardhur detaje të reja sa i takon operacionit të Prokurorisë së Posaçme ku nën akuzë u vendos avokati Bardh Koçi.

SPAK ka konstatuar se avokati referuar edhe bisedave telefonike midis tij dhe shtetases Pranvera Meshi është evidentuar si personi që ka kërkuar para për të ndikuar në vendimmarrjet e funksionarëve të drejtësisë lidhur me çështjen në ngarkim të të hetuarës Pranvera Meshi.

Në dosjen e siguruar nga gazetari Edison Vatnikaj rezulton se ka kërkuar dhe marrë një shumë paraprake prej 1000 eurosh me qëllim ndikimin në vendimmarrje të organeve të drejtësisë dhe konkretisht te gjyqtari i çështjes.

Pas zhvillimit të seancës gjyqësore, i hetuari Bardhi Koçi ka komunikuar me të hetuarën Pranvera Meshin dhe ka kërkuar shumën e parave, të cilat më pas janë dërguar prej saj me “Western Union”.

Por të dhënat e përftuara nga përgjimet telefonike, ambientale apo vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, nuk provohet që ai të ketë komunikuar me funksionarët e drejtësisë para zhvillimit të seancës, apo të bisedojë lidhur me komunikime të mundshme që ka padur me funksionarë.

Por Bardhi Koçi, thotë SPAK-u, paratë i ka kërkuar megjithëse ushtrimi i ndikimit tek funksionarët nuk rezulton të jetë kryer, duke konsumuar kështu elemente të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat