KQZ mbylli sot regjistrimet e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit. Kreu i KQZ, regjistroi partitë e fundit, duke e cuar numrin total të partive që kërkojnë të jenë pjesë për parlamentin e ri, në 53.
Të fundit u regjistruan grekët e partisë MEGA, të cilët kaluan një përçarje të brendshme për kryetarin e partisë.
Për herë të parë pas vitit 2013, Lulzim Basha nuk do kandidojë si kryetar, për 11 majin, pasi partia që aderon Koalicioni Euroatlantik, u regjistrua me kryetar Endri Hasën.
Deri sot në mesnatë, partitë kanë të drejtë që t’i paraqesin KQZ-së kërkesë për tu grupuar në koalicione, por deri më tani, asnjë e tillë nuk është depozituar në këtë institucion.
Lista e 53 partive të regjistruara Në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit:
- -Partia “Aleanca Demokracia e Re”, me kryetar Edmond Stojku
- -Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”, me kryetar Eduart Abazi
- -“Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me Kryetar Rivelino Çuno
- -“Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me kryetar Krenar Rryçi
- -“Aleanca Arbnore Kombëtare”, me kryetar Gjet Ndoj
- -Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me kryetar Gaqo Apostoli
- – Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë”, me kryetar Selami Jenishehri
- -Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me kryetar Emin Subashi
- -Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me kryetar Valentino Mustaka
- -Partia “Djathtas 1912”, me kryetar Rezart Kthupi
- -“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama
- -“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha
- -“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta
- -Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj
- -Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani
- -“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori
- -Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj
- -“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka
- -“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami
- -“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia
- -“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi
- -“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati
- -“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi
- -“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri
- -“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi
- -“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri
- -“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule
- -Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski
- -Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani
- -Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj
- -Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso
- -“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka
- -“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj
- -“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni
- -“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa
- -“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari
- -“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova
- -“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti
- -Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi
- -“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu
- -“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka
- -“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi
- -Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu
- -Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu
- -Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi
- -Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi
- -Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj
- -Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti
- -Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda
- -“Partia Aleanca Socialiste Shqiptare”, me kryetar Gëzim Alibali
- -Partia “Aleanca Europiane Ekologjike”, me kryetar Sazan Guri
- -Partia Koalicioni Euroatlantik, me kryetar Endri Hasa
- -Partia MEGA, me kryetar Kristo Kiço

