21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Kosovë/Prokuroria kërkon urdhër gjyqësor për paraqitjen e Kryeministrit Kurti (Manovër për të penguar krijimin e qeverisë së re?)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën që kryeministri në detyrë Albin Kurti të paraqitet për të dhënë dëshmi si dëshmitar në dyshimet se ka pasur keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, duke bërë të ditur se kërkesa po shqyrtohet nga gjykata.

“Kërkesa nga Prokuroria Speciale është pranuar dhe aktualisht është në proces shqyrtimi nga gjykata”, ka thënë Gashi të mërkurën.

Prokuroria Speciale e kishte ftuar kryeministrin në detyrë për dëshmi më 11 dhjetor. Që atëherë, Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të japë dëshminë, por ka theksuar se prokurorët mund ta intervistojnë në zyrën e tij, një praktikë që sipas tij është ndjekur edhe më parë. 

Çështja e rezervave shtetërore përfshin si të dyshuar afaristin Ridvan Muharremi dhe zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara.

Voicenews.al, ka konsultuar burime brenda Prokurorisë të cilët kanë pohuar se kërkesa ka kaluar mes debatesh për kohën kur është lëshuar, pasi interferon me negociatat për krijimin e qeverisë së re.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat