Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, në një konferencë për gazetarët publikoi afatet për regjistrimin e partive, koalicioneve dhe listave shumëemërore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Celibashi tha se më 25 shkurt përfundon afati për regjistrimin e partive, më 7 mars për regjistrimin e koalicioneve dhe më 12 mars ai i listave shumëemërore. Celibashi dha detaje edhe për fletën e votimit, numërimin e votës së diasporës, si dhe komentoi edhe ankimimin që Kuvendi i bëri vendimit të tij për 2 projektligjet elektorale të PS.
Në konferencën me gazetarë, Celibashi komentoi edhe ankimin që Kuvendi i bëri vendimit të tij në KAS për 2 projektligje elektorale të PS, paketa e maleve dhe TVSH në bujqësi.
I pyetur lidhur me shqetësimin e ngritur nga deputeti demokrat për numrin e lartë të refuzimeve, Celibashi tha se KQZ po bën çdo përpjekje për zgjidhjen e problemit.
Por, a do t’i kërkojë Celibashi Komisionit Rregullator që të shqyrtojë kërkesën e opozitës që diaspora të regjistrohet edhe me ID e vendeve ku jeton, pasi mazhoranca e refuzoi në Kuvend?
Ndërkohë, Komisioneri shtetëror sqaroi edhe si do të bëhet numërimi i votave të emigrantëve, ku theksoi se votat nga jashtë do të numërohen pasi ka filluar procesi i numërimit të votave të qarkut përkatës.