Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet nesër (e hënë) në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.
Drejtuesit e PD me anë të një mesazhi të shpërndarë në strukturat e partisë kanë kërkuar mobilizim për të pasur prani sa më të madhe të qytetarëve sepse do përkthehej në mështetje për Berishën. Sipas vendimit të Gjykatës së Kryetari i PD-së Sali Berisha do të duhet të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.
“Të dashur miq. Nesër ditën e hënë në ora 9:30 sërish Kryetari i PD Prof. Dr. Sali Berisha do jetë në dyert e SKAP. Ju lutem të mobilizojmë strukturat e degëve për te qenë të gjithë aty. Në orën 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e drejtuesve Partisë Demokratike drejtuar strukturave.